-sidi education-spot_img
36.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama shpalli non grata Igballe Hudutin, po vetë që shkoi në Teheran dhe takoi Ahmadinejad?

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha mbrojti sot Igballe Hudutin e shpallur non grata nga qeveria pasi erdhi për të protestuar në Tiranë me argumentin se kishte një foto me ish-Presidentin iranian Ahmadinejad.

“Kjo protestë duhet të fitojë dhe ka vetëm një kusht, mbështetjen e fuqishme nga mbarë qytetarët shqiptarë dhe thirrja ime është për cdo demokrat është që të mbështesë protestën e të rinjve, si shpresa më e bukur për shqiptarët. Cdo ditë dhe natë dalin si hije të zeza ferri dhe demon të vërtetë qëndrimet ndaj protestës të Edi Ramës dhe puthadorëve të rij të neveritshëm që nga mëngjesi në darkë shfrytëzojnë cdo hapësirë dhe mjet për të ndërmarrë sulmet më të shplara, banale, primitive ndaj idealeve rinore.

Kësaj fushate të neveritshme i prin vetë direkt, kreu i Meduzës, organizatës kriminale në pushtet, Edi Rama. Pasi e kuptoi se beteja zhvillohet jo në universin që kontrollon ai të mediave dhe portaleve të pafundme të tij por universin dixhital. Pasi demonizoi blogerët, influencerët pasi shpalli si baloz të zi algoritmin Edi Rama u rikthye në genin e tij, cdo ditë dhe cdo natë kalon nga bota dixhitale në botën e errët të policisë sekrete shqiptare, merret me njollat dhe biografi si etërit e tij.

Shpall non grata një zonjë sepse kishte një foto me Ahmedinexhatin, por më lejoni t’ju tregoj një gjë qytetarëve; kam qenë kryeministër në pushtet kur shërbimet e huaja më informojnë se Edi Rama ka shkuar në Iran dhe është takuar me Ahmedinexhatin dhe se Veliaj e ka bërë atë rrugë disa herë dhe nga hetimet doli se të paktën në një rast Rama kishte shkuar në internacionalen socialiste të mbledhur në Teheran nga Ahmedinexhati. Pra cfarë do të thotë kjo? Shpall një zonjë non grata se ka marrë medalje si lexuese e Kuranit.

Rasti tjetër, një javë rresht, është apo nuk ka qenë luftëtar i UÇK-së, arritën në shkallë ekstreme të përbaltin një nga heronjtë më të lavdishëm, Tahir Sinanin. Rrëmuan tamam si hijenat të policisë sekrete të dikurshme, fatura dokumente pa asnjë interpretim për të përbaltur UCK-në për fajin e vetëm se në këtë protestë mes të tjerëve del edhe flamuri i UCK-së. Edi Rama jep dorëheqjen menjëherë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit