Në orët e para të ditës së djeshme një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Kretë të Greqisë.
33-vjeçari pas festës ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike. Si pasojë ai ka humbur jetën.
33-vjeçari shqiptar ishte rritur në Greqi dhe punonte në zonën e Vatolakkos.