Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë të një postimi në rrjetin e saj social facebook shprehet se prioritet për qeverinë e Edi Ramës janë biznesi i plehrave dhe jo shëndeti ose mirëqenia e shqiptarëve.
“14.15 miliardë lekë dalin nga buxheti i shtetit 2024 për të financuar kontratat koncesionare. Në krahasim me vitin 2023, një rritje me 11% më shumë.”, thotë Xhixho.
Ajo shprehet se këto para nuk shkojnë për të ndërtuar kopshte, çerdhe, shkolla të reja ose ilaçe për të sëmurit me kancer në Spitalin Onkologjik ,por sipas saj këto shkojnë për interesat e klientëve pranë Ramës.
“Inceneratori fantazmë i Tiranës do financohet me 20% më shumë se në vitin 2023, edhe pse nën sekuestro. Megaaferës së inceneratorëve tani i shtohet edhe ligji për importin e mbetjeve që qëllimin e vetëm ka të veprojë në interes të Mafias së Plehrave”, shkruan Xhixho.