Gjatë këtij muaji gusht një fluks i lartë lartë qytetarësh vijnë dhe largohen nga Shqipëria.
Në Portin e Durrësit të premten dhe të shtunën kanë hyrë 7 mijë persona dhe 2500 mjete. Ndërsa janë larguar mbi 10 mijë persona dhe 4 mijë automjete.
Gjithashtu në pikën kufitare të Kapshticës kanë kaluar rreth 8 mijë persona, ku vetëm të shtunën kanë kaluar 4500 persona.
Për të përballuar fluksin e madh dalës, në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë, policia shqiptare po punon me 4 sportele në dalje dhe 3 në hyrje.