Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizon Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024” duke nisur nga nesër nga datat 26-28 gusht 2024.
Në këtë takim tre ditorë do të mblidhen ambasadorët dhe konsujt e Shqipërisë për zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.
“Me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë mblidhemi nesër në Tiranë, në një diskutim tre ditor, mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin. Bashkohuni me ne, për të mësuar më shumë rreth angazhimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.