Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë, ku një automjet u përmbys në rrugë.
Si pasojë ka mbetur i lënduar një person, i cili po transportohet me urgjencë për në spital.
Ende nuk dihen arsyet e aksidentit.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.