-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Ylli i këtij viti’, gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë dhe e sugjeron si një ndër vendet që duhet vizituar patjetër

Kryesoret

Shqipëria ka qenë edhe këtë vit një nga destinacionet e preferuara për t’u eksploruar apo rivizituar nga turistë nga e gjithë bota.

Gazetari i njohur britanik Simon Calder, i cili gjatë një interviste për mediat atje, e veçoi Shqipërinë “si yllin e këtij viti”, dhe se duhej vizituar.

Këtë pjesë të intervistës së tij e ka publikuar edhe kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social në Facebook.

Rama shkruan: “E çfarë vlerësimi më domethënës mund t’i bëhej Shqipërisë teksa sezoni i verës po mbyllet, se sa nga Simon Calder, gazetari i famshëm i mediave britanike si BBC dhe Independent, i cili zbulimin e vendit tonë e ka nisur dekada më parë, me vizitat e para si reporter kurioz përpara viteve ‘90 në Shqipërinë e një tjetër kohe, ndërsa së fundi është bërë “tifoz” i bregdetit shqiptar, duke ua këshilluar të gjithëve në Britaninë e Madhe si “yllin e këtij viti” në turizëm.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit