-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Tërhiqet PS: Mandati i Xhaçkës në 12 Shtator në Kuvend (Më pas në Kushtetuese)

Kryesoret

Shumica socialiste pranon kërkesën e opozitës për të dërguar në Kuvend votimin për mandatin e Olta Xhaçkës për t’iu drejtuar më pas Gjykatës Kushtetuese.

“Këshilli bie dakord që kërkesa të përfshihet në seancën plenare të seancës më të parë në Kuvendit. Nuk ka nevojë për dokument që t’i vëmë emrin raport. Të lejojmë mekanizimin që nga këtu çështja të dërgohet në Kuvend” tha Ermonela Felaj.

“Në seancën e datës 12 shtator do të duhet të jetë pjesë e rendit të ditës (Kuvendi) edhe shqyrtimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, objekt i mbledhjes së sotme.

Do të jetë urdhri i Gjykatës Kushtetuese, raporti i opozitës dhe procesverbali  i mbledhjes së sotme” tha Dhurata Çupi që drejtoi mbledhjen e sotme.

“Konstatoj që ka konsensus që çështja të përfshihet në seancën e parë që vjen dhe ta bëni pushim të enjten?! Seancën e parë normale ishte thelbi, nuk e dija që qenka pushim e enjtja tjetër.

Në seancën e parë duhet të përfshihet në seancë. Rregullorja na detyron të bëjmë një raport. Nuk e kuptoj problemin tuaj me raportin.

Si do ta informojmë kryetaren e Kuvendit? Këtu mund të na ndihmojë edhe administrata…kështu është vepruar edhe më parë” tha Bardhi.

Nuk munguan edhe batutat për tërheqjen e Çupit dhe të tjerëve nga opozita. “Dielli paska bërë mrekulli. Eshte e pabesueshme qe nje muaj diell paska bere mrekulli”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit