Në një konferencë për Shoqatën e Gardës Kombëtare në Detroit, ish-presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se ofensiva e Ukrainës në territorin rus mund të shkaktojë “Luftën e Tretë Botërore.”
Ai tha, “Shikoni se çfarë po ndodh në Ukrainë. Ata po hyjnë në Rusi. Do të keni Luftën e Tretë Botërore.” Trump gjithashtu kritikoi administratën Biden-Harris për mbështetje të vazhdueshme ndaj Ukrainës dhe për mungesën e furnizimit me municion për ushtrinë amerikane, duke theksuar se SHBA mund të mbetet “pa armë” në një konflikt të mundshëm me Kinën.
Ky koment i Trump vjen pas sondazheve që tregojnë një avantazh të ngushtë ndaj Kamala Harris, ndërsa mbështetjeja e Robert F. Kennedy Jr për Trump ka ndikuar në dinamikën e fushatës presidenciale.