-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbetjet toksike/ Bardhi i përgjigjet Ballukut: Porti i Durrësit han pa porta

Kryesoret

Kretari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi me anë të një postimi në X ka reaguar në lidhje me deklaratat e ministres Balluku për transportin e mbetjeve toksike.

Bardhi shprehet se porti i Durrësit sipas ‘tortës Belinda’ nuk ka asnjë përgjegjësi se çfarë hyn dhe çfarë del prej tij.

Ai thotë se “me pak fjalë, me vetëdeklarim kokaina mund të shënohet si miell; helmi mund të shënohet si bimë kurative; makina mund të shënohet si biçikletë; paratë e pista mund të shënohen si letra higjenike”.

“Në fakt prej kohës Porti i Durrësit është shëndërruar në një han pa porta, që nuk kontrollohet nga autoritetet shtetërore por nga krimi i organizuar. “Torta Belinda” e di më mirë se kushdo tjetër këtë, prandaj dhe nervozizmi, sulmi ndaj medias e opozitës dhe “faji i mbetur jetim” është e vetmja rrugë që i ka mbetur”, shkruan Bardhi.

Ai thekson që afera e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme nuk mund të realizohet kurrë pa mbështetjen e autoriteteve shtetërore dhe që grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit