Qeveria shqiptare është duke monitoruar largimet e punonjësve nga Kurum. Kështu deklaroi zv/ kryeministrja Belinda Balluku ditën e sotme pas mbledhjes së qeverisë.
“Unë këtë pyetje e konsideroj më të rëndësishme se pyetjet e tjera, sepse ka të bëjë me 500 familje shqiptare dhe është një ngjarje që ka ndodhur vetëm dy ditë më parë.
Ju e dini që qeveria shqiptare ka pasur më herët çështje të tilla me ‘Kurum’ dhe vetëm para dy ditësh ne kemi pasur një çështje gjyqësore. Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën dhe ne e kemi në fokus dhe në ditën në vazhdim do ta kemi sepse na shqetëson.
Patjetër që kontrata rishikohet por duhet të shohim dhe cilat janë vështirësitë, sepse janë çështje që duhen parë thellësisht. Qeveria Rama nuk ka përtuar kurrë t’i hyj detajeve”, u shpreh ndër të tjera Balluku.
Mbetjet e rrezikshme/ Balluku: Autoriteti portual i Durrësit s’ka lidhje me transportin e tyre