Ministri i Jashtëm, Igli Hasani deklaroi se Kosova ishte e ftuar, por nuk mori pjesë në konferencën me ambasadorët pak ditë më parë në Tiranë. Shefi i diplomacisë shqiptare zbuloi arsyen.
“Prishtina ka qenë e ftuar, ne i kemi pritur, për fat të keq të fund pushimeve dhe të një situate shëndetësore përfaqësimi nuk ishte ai që pritej. Do të takoj ministren Gërvalla të hënën në Slloveni dhe do të vazhdojmë që të diskutojmë angazhimet dhe në vazhdim të bisedave që kemi bërë në Prishtinë në fillim të këtij viti.
Në diskutim me kolegët nga Prishtina, një nga temat që kemi cekur ka qenë që Shqipëria të hapë ambasadë në Indonezi dhe Kosova në Malajzi për të mbuluar rajonin. Ne po shikojmë të gjitha mundësitë për të lehtësuar angazhimin e atyre personave që shohin si mundësi jo vetëm për turizmin por edhe për punën Shqipërinë. Do të mirëpresim shumë të huaj për të punuar” tha ai.