Pas spekulimeve për një ndarje të mundshme me Marina Vjollcën, reperi Getoar Selimi ka publikuar një video në Insta Story ku shihet i lumtur me Marinën dhe vajzën e tyre, Marget.
Reperi ka përgënjeshtruar kështu thashethemet që dolën nga një postim i tij i fshirë më parë, duke treguar se marrëdhënia e tij me Marinën është në rregull.
Çifti është i martuar prej 7 vitesh dhe ka një vajzë 4-vjeçare.