Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, njoftoi se Shqipëria është gati për mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare me Bashkimi Evropian.
Në një deklaratë për mediat, Hasani tha se konferenca pritet të zhvillohet në fund të shtatorit ose fillim të tetorit. Ai theksoi se Shqipëria ka përfunduar grupkapitujt e parë dhe është e gatshme për dy të tjerë.
Hasani shprehu optimizëm për përparimin e negociatave dhe përgatitjen për një integrim të shpejtë në BE.
“Kryenegociatorja dhe ekipi negociator po punojnë intensivisht në mënyrë që pengesat politike mos ndërhyjnë tek axhenda teknike dhe jam shumë optimist që kjo vjeshtë më së fundi do të çojë shumë gjëra përpara, do të zhvillojë shumë mekanizma të mirë dhe ne do të jemi të përgatitur me konfigurimin e ri të KE që të ecim shumë shpejt dhe pa ndalesë në atë rrugëtim të cilin e kemi me veten, për veten dhe drejt vetes me fokus BE-në”, u shpreh Hasani.