35-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar ekstradohet në Gjermani, pasi akuzohet për plagosje dhe vjedhje.
35-vjeçari Zeki Of u ndalua dy muaj më parë në pikën kufitare Morinë pasi rezultonte se akuzohej nga autoritetet gjermane për vjedhje dhe plagosje.
Në vitin 2019, në një vendparkim automjetesh në Heiningen, 35-vjeçari ka goditur një person me grushte dhe me send të fortë. Më pas ai i ka vjedhur çantën me sende personale.
Ndërkohë policia e Shtetit vijon intensivisht bashkëpunimin me homologët, për të kapur dhe nxjerrë përpara drejtësisë, personat e kërkuar ndërkombëtarisht.