Hapet spitali ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Kryeministri Edi Rama shprehet se kjo është e para strukturë e këtij lloji në Shqipëri në një sipërfaqe prej 3500 metër katror, që do të ofrojë shërbimin shëndetësor për 65 mije pacientë me sëmundje kronike, por edhe të tjerë që do të kenë nevojë për terapi dhe një monitorim të vazhdueshëm nga mjekët
Kishte një përgjigje për kritikët, sidomos pas skandalit të Onkologjikut. “Unë them të gjithëve shkoni në spitalin qendror se aty jeni jashtë shtetit. Ata që e besojnë thonë se ishte e paparë, ata që nuk e besojnë thonë se ishte propagandë e Rilindjes” tha Rama.