-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shorti i Champions League, rritet siguria nga frika për hakerim

Kryesoret

Sot në orën 18:00, do të hidhet shorti për formatin e ri të Champions League, një kompeticion me nivel të lartë në Evropë.

Ky vit sjell ndryshime të mëdha në mënyrën e shortit, me një pjesë të procesit që do të përcaktohet nga inteligjenca artificiale. Megjithatë, ka shqetësime në lidhje me mundësinë e manipulimit, për shkak të frikës për hakerim të softuerit të përdorur nga kompania ‘AE Live’ nga Mbretëria e Bashkuar.

Në këtë kontekst, CEO i ‘AE Live’, David Gill, ka theksuar për ‘Daily Mail’ se janë marrë të gjitha masat e mundshme për të rritur nivelin e sigurisë dhe për të parandaluar çdo përpjekje për hakerim. Ai ka siguruar se kjo çështje po trajtohet me shumë seriozitet për të garantuar integritetin e shortit.

Me formatin e ri që sjell më shumë ekipe dhe ndeshje, Champions League do të përjetojë një rivalitet të madh që nga faza e grupeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit