-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetja britanike: Ne përkrahëm Kosovën pas Banjskës, Macron po i shet aeroplanë Serbisë

Kryesoret

Deputetja britanike, Alice Kearns, ka kritikuar vizitën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Serbi, ku Macron nënshkroi një marrëveshje për shitjen e 12 aeroplanëve luftarakë “Rafale” për presidentin serb Aleksandar Vučić.

Në një deklaratë për mediat, Kearns ka theksuar se ish-kreu i diplomacisë britanike, David Cameron, kishte shprehur mbështetje të fortë për Kosovën pas sulmit të Banjskës në shtatorin e vitit 2023.

Kearns ka vënë në dukje kontrastin mes përkrahjes që Britania e Madhe ofroi për Kosovën dhe veprimeve të Macronit, duke sugjeruar se ndihma e Francës për Serbinë përmes shitjes së aeroplanëve luftarakë është një shenjë e keqinterpretimit të politikës ndërkombëtare dhe të mbështetjes për stabilitetin në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit