Pirro Vengu ndodhet në Kosovë ku është takuar edhe ministrin e Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci.
Maqedonci ka deklaruar se në takim me Vengun kanë diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit në fsushën e trajnimeve si dhe në industrinë ushtarake.
“Vlerësuam që ka mundësi për thellim të bashkëpunimit në fushën e trajnimeve, edhe në zgjerimin e këtij bashkëpunimi në industrinë ushtarake që është një element i ri i cili po zhvillohet në Shqipëri. Këtu nga ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes dua të them se ne me Republikën e Shqipërisë jemi, kemi qenë dhe bashkëpunojmë në vazhdimësi për tu përballur nga çdo rrezik dhe kërcënim”, u shpreh Maqedonci.