Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vëngu ndodhet në Kosovë.
Ai vizitën e ka nisur në Qeverinë e Kosovës, ku është filmuar duke hyrë në mëngjes.
Vizita e tij ishte paralajmëruar për sot. Takimet e tij kanë filluar në Qeveri nga 8:30 e më pas në Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë, me ministrin Ejup Maqedonci në orën 10:00.
Pritet të ketë edhe deklarata për media.