Mbrëmjen e djeshme policia italiane në ndihmë të kolegëve të stacionit të Sassa-s dhe Tivolit kanë arrestuar dy shqiptarë. Dy shqiptarët të moshave 24 dhe 28 vjeç punon si korrierë dhe trafikonin drogë drejt Romës.
Media italiane raporton se gjatë kontrollit në mjetin e tyre u gjetën tre kilogramë kokainë të fshehura nën këllëfin që mbulon kalimin e kanaleve të ajrit dhe sistemin elektrik.
Gjithashtu u sekuestrua edhe shuma e parave të gatshme prej rreth 50 mijë euro.
Shqiptarët u arrestuan për veprat penale “posedim të lëndës narkotike të llojit kokainë me qëllim tregtimin” dhe u transferuan në burgun e Romës “Rebibbia”, në pritje të procesit hetimor.