-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Nuk besoj në “miku i armikut tim është armiku im” në marrëdhëniet ndërkombëtare

Kryesoret

Në forumin ndërkombëtar të sigurisë GLOBSEC 2024, Kryeministri Edi Rama diskutoi për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe menaxhimin e tyre.

Rama theksoi se nuk përkrah metodën “miku i armikut tim është armiku im”, duke u shprehur për rëndësinë e miqësive me figura të ndryshme në politikë, përfshirë kontaktet me njerëz pranë ish-Presidentit Donald Trump dhe administratën Biden.

Unë jam rritur në kohën e një regjimi komunist të ashpër. Unë nuk besoj në metodën “miku i armikut tim është armiku im”,te zgjedhja e miqve në këtë lloj mënyre. Nga ana tjetër, ndoshta jam kryeministri më i gjatë dhe jam i vetëdijshëm që nuk përfaqësoj një vend kaq larg. Jemi një vend i vogël dhe kemi nevojë për miq. Unë jam mik edhe me Jared Kushner, edhe me Alex Soros. Ky është një konfrontim edhe më me kripë se Biden dhe Trump. Shqipëria është mike me Greqinë dhe Turqinë.

Si mund të zgjedhim? Unë jam shumë mik me Melonin, ajo përfaqëson të djathtën dhe më është dashur t’u shpjegojë të mive që nuk është ide e mirë nëse shkoj dhe flas në takimin e partisë së saj ku më kanë ftuar dhe të konsiderohem tradhtar. Ky lloj kategorizimi nuk është i dobishëm sot. Njerëzit janë njerëz, unë besoj të flasësh me njerëz, edhe të mos biesh dakord në mënyrë të hirshme është më mirë se të mos flasësh.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit