-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Rinasi dhe këto vrasjet e leshit’! Talo Çela ‘rrëfen’ vendin ku është fshehur: Po iki unë

Kryesoret

Talo Çela, një nga njerëzit më të kërkuar të Policisë së Shtetit, strukturave të Antiterrorit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, besohet shumë se është larguar nga Shqipëria, duke u vendosur në një vend të Amerikës Latine, me identitet të ndryshuar.

Njeriu që mes anëtarëve të grupit thirrej “Moma”, “Katnari” dhe më pas mori nofkën “Dhelpra”, për shkak të ikjes dhe fshehjes me shumë sukses, duke sjellë dështimin e dhjetëra operacioneve policore, del në komunikimet e “Sky” se po përgatiste largimin e tij nga vendi, duke shfaqur mendim se do vendosej në Brazil me emër tjetër, shkruan gazetari Elton Qyno.

“…do iki në Brazil, andej me emër tjetër po doli prova këtu për Rinasin, s’kam ku rri më kot këtu në Shqipëri. Këtu merr 20 vjet, plus dhe këto vrasjet e leshit…” thotë Talo Çela në “Sky”.

Por njeriu më i kërkuar Talo Çela shprehet, se shteti nuk ka prova kundër tij për këtë ngjarje. Në 7 janar 2021 Talo Çela i shkruan Mariola Mandit duke i thënë se Alkond Bengasi ka kundërshtuar çdo akuzë kundra nesh.

”…spiuni e tërhoqi akuzën për çështjen e Rinasit dhe ka mohuar çdo akuzë kundra nesh…”-i shkruan Talo Çela.

Më tej në 14 korrik 2020 Talo Çela ka biseduar me një person tjetër duke i thënë se:”…shpreson mos të ketë prova për Rinasin…”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit