-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri/ NATO: Zgjidhja politike, jo ushtria!

Kryesoret

Ndihmës-sekretari i NATO-s për Operacione, Thomas Goffus të enjten ishte për një vizitë në Kosovë ku u takua me krerët e shtetit, ndërkaq në një deklaratë pas vizitës thekson se është thelbësore që si Prishtina, ashtu edhe Beogradi të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur të gjitha çështjet.

Goffus u bëri thirrje të gjitha palëve që të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese pa vonesë. “Misioni ynë i KFOR-it vazhdon të përmbushë rolin e tij për të ofruar një mjedis të sigurt… Gjatë vitit të kaluar, ne kemi rritur numrin e trupave në Kosovë, për të adresuar, për fat të keq, një mjedis më sfidues të sigurisë dhe tensione të përsëritura.

Kjo tregon, edhe një herë, përkushtimin e palëkundur politik të aleatëve dhe partnerëve të NATO-s për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Megjithatë, sipas Goffus edhe pse fatkeqësisht është e nevojshme për momentin, më shumë trupa nuk janë zgjidhja për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë.

“Zgjidhja është politike… është thelbësore që si Prishtina ashtu edhe Beogradi të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet…

Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese pa vonesë”, shprehet zyrtari i lartë i NATO-s.

“Ushtarët e KFOR-it mbeten të zellshëm dhe në detyrë, duke përfshirë edhe veriun e Kosovës, duke kryer patrullime të rregullta dhe duke monitoruar nga afër situatën në terren.

Ata po punojnë pa u lodhur, duke ndihmuar për të mbajtur situatën të qetë duke zbatuar mandatin e KFOR-it, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Prania e tyre krijon hapësirë ​​për zgjidhje të koordinuara, diplomatike dhe afatgjatë të çështjeve të mbetura”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit