Në Shkodër, policia është angazhuar në hetimin e vrasjes së 36-vjeçarit Elis Rroshkodoli, e kryer brenda një lokali me 18 plumba.
Sipas informacionit të siguruar nga burime të besueshme për “Ora News”, autori është larguar me një automjet tip “Benz A class” që mbante targa të Malit të Zi.
Policia po verifikon nëse targat ishin të vjedhura dhe janë përdorur për të maskuar identitetin e mjetit. Hetuesit janë duke shqyrtuar gjithashtu aktivitetet kriminale të viktimës, pasi vrasja mund të ketë lidhje me to.
Ndërkohë, janë marrë në pyetje dëshmitarët që ndodheshin në lokal gjatë ngjarjes.