Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjyshaj në Lushnjë ku një 45-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e goditjes së rrufesë.
Ndërkohë një grup i posaçëm hetimor është ngritur dhe po merret me zbardhjen e detajeve.