-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Korçë/ Nuk pranonte ndarjen i vuri flakën gruas, detaje të reja

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës, ku Bledar Trëndafili, 45 vjeç, ka tentuar të djegë me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili, 31 vjeç, me të cilën ndodhej në proces divorci.

Sipas informacionit të policisë, Bledar Trëndafili është paraqitur në banesën ku jetonte Melisa dhe ka spërkatur me benzinë 31-vjeçaren, duke i vënë më pas flakën.

Melisa Trëndafili ka pësuar djegie të shumta dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Pas kryerjes së aktit të rëndë, Bledar Trëndafili është larguar nga vendngjarja me shpejtësi, ndërsa policia është angazhuar në ndjekjen e tij.

Sipas njoftimit të policisë, forcat e rendit janë në kërkim të autorit dhe po kryejnë kontrolle intensive për ta kapur. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Korçë/ Burri lyen me benzinë gruan dhe i vë flakën, ishin në proces ndarjeje

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit