-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxha takon zërin e protestës për gjuhën shqipe në Maqedoni: Kanë të drejtë!

Kryesoret

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha priti në një takim në Tiranë studentin Mevlan Ademi, nga Maqedonia e Veriut, i cili udhëhoqi protestën pak ditë më parë për gjuhën shqipe. Ministri kërkon nga shkupi zyrtar që të dëgjohet zëri i studentëve për gjuhën.

Postimi i plotë i Ministrit Hoxha në X:

Prita dhe zhvillova një bisedë me z. Mevlan Ademi, një nga studentët udhëheqës të manifestimeve paqësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, lidhur me të drejtat gjuhësore.

Dëgjova me vëmendje kërkesat e tyre për respektimin e plotë të të drejtave për përdorimin e gjuhës amtare, në kuadër të zbatimit të qartë, të paekuivok dhe konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, si themel i barazisë dhe i funksionimit efektiv të shtetit në një shoqëri multietnike.

Një nga veçoritë themelore në demokraci është të dëgjohet zëri i rinisë dhe angazhimi qytetar për t’i përkthyer ato në politika konkrete që garantojnë barazi dhe standarde evropiane.

Mbështetja për këto vlera është thelbësore në funksionimin dhe forcimin e institucioneve demokratike, dhe për një të ardhme më të mirë, më të drejtë, të bazuar në ligj dhe gjithëpërfshirëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit