Kryeministri Edi Rama në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 foli edhe për marrëveshjen me Melonin për emigrantët.
Rama u shpreh se si thot do jo Italisë për shkak se ka qenë pranë Shqipërisë në situatat më të vështira.
“Marrëveshja u nënshkrua sepse fillimisht sepse nuk i themi dot jo Italisë, sidomos Melonit. Ne si themi dot jo Italisë për shkak të historisë, për shkak se sa e pranishme ka qenë pranë nesh në situata të vështira”, tha kryeministri.
Më pas ai u shpreh se “Ne duhet të sillemi si evropian, edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e familjes së madhe të BE”.
“Emigracioni është kthyer në një luftë kulturash, çka do të thotë se ky është një dëm i madh. Shqipëria nuk ka pasur kurrë probleme lidhur me besimin, dhe nuk do të ketë kurrë sepse në i respektojmë njëri-tjetrin.Në fakt kjo nuk ka të bëjë me kulturën por me konceptin e territorit dhe të zgjedhurin se duhet të garantojnë sigurinë, dhe jashtë do dalin ata që ti sheh pra se është e nevojshme. Por kur vjen një, vjen edhe një tjetër, atëherë bëhet më e vështirë”, u shpreh Rama.