-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjosa Osmani: Mospajtime me SHBA-në janë për qasjen, jo për synime

Kryesoret

Në një deklaratë të bërë në forum global të sigurisë “GLOBSEC 2024” që po mbahet në Pragë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka sqaruar natyrën e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka theksuar se dallimet mes dy vendeve nuk lidhen me synimet përfundimtare, por me qasjet dhe taktikat për arritjen e atyre synimeve.
“Sigurisht se do dëgjoni kohë pas kohe deklarata mospajtimi mes zyrtarëve në SHBA dhe Qeverisë së Kosovës sa u përket disa qasjeve, por kurrë për synimet përfundimtare ose vlerat fondamentale që i ndajmë. Nuk ka mospajtime në faktin se Kosova dhe SHBA-ja duan një Kosovë sovrane, të pavarur, të suksesshme, multietnike, të bazuar në Kushtetutë.
Por, nganjëherë qasja drejt ruajtjes së Kosovës demokratike, sovrane dhe të fortë dhe se si e arrijmë atë, mund të dallojë. Qasja, taktikat, nuancat, ka ndryshime në to. Por, nuk ka asnjë ndryshim në atë se çfarë Kosove duam, cilat janë vlerat fondamentale për shtetet tona dhe marrëdhëniet tona. Kur thelbi është i shëndoshë, të tjerat pavarësisht sfidave mund të tejkalohen”, ka theksuar ajo në forumin global të sigurisë “GLOBSEC 2024” në Pragë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit