Një aksident automobilistik që ka ndodhur në Itali ka rezultuar në humbjen tragjike të jetës së një gruaje dhe ka lënë të lënduar rëndë foshnjën dhe motrën e shoferit.
Sipas raporteve, 22-vjeçari shqiptar, A.H., ka humbur kontrollin e makinës dhe ka shkaktuar aksidentin që çoi në vdekjen e bashkëshortes së tij, Mariagrazia Bedin, 24 vjeçare. Në momentin e aksidentit, në automjet ndodhej edhe fëmija i tyre gjashtë muajsh dhe motra e shoferit, të cilët tani ndodhen në spital në gjendje të rëndë.
A.H. është arrestuar nga policia italiane dhe është akuzuar për “vrasje me automjet” për shkak të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe drogës. Aktualisht, ai ndodhet në arrest shtëpie. Mariagrazia Bedin ishte nëna e tre fëmijëve të vegjël dhe humbja e saj është një tragjedi e madhe për familjen e saj.