-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

8 orë mbledhje, Berisha: Rama heshti, dëshmon kartonin e kuq

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u ndal te mbledhja që bëri kryeministri Edi Rama në Dajt.

Berisha u shpreh se qeveria me në krye kreun e meduzës u mblodhën dhe pas 8 orësh mbledhje Rama nuk tha asnjë fjalë.

“Pas 8 orë mbledhje nuk tha një fjalë të vetme, sepse nuk kishte fytyrë”, tha kreu i PD.

Më tej Berisha u shpreh se “Rama nuk mund të dilte para gazetarëve sepse bilancet e tij dramatike, tragjike e nxorën para shqiptarëve sikur ishte; hajdut, mafioz dhe tani së fundmi na del edhe fallxor, shikues filxhani në samite ndërkombëtare. Mediat e tij kanë diskutuar për integrimin. Para se të shkonte u tha shqiptarëve se do të merret me problemet e mëdha të integrimit të Shqipërisë, por u kthye me bisht ndër shalë. U kthye pasi i tregun brrylin, se nuk ka integrim me narko shtetin që ke ndërtuar, me dhunimin e votës dhe vjedhjen e papërmbajtur, me burgosjet politike, me trafiqet e helmeve duke e bërë Shqipërinë famëzezë në rajon dhe botë për trafiqe kriminale”, u shpreh Berisha.

Më tej ai theksoi se Rama doli pas 8 orësh pasi nuk shqipton dot asnjë fjalë të vetme dhe heshtja e akuzon më shumë se çdo gjë tjetër.

“Ndaj doli pas 8 orësh dhe nuk shqiptoi një fjalë të vetme por heshtja e akuzon më shumë se cdo gjë tjetër dhe dëshmon kartonin e kuq, që i kanë nxjerrë përfundimisht narko-trafikantit, Edi Rama. Europa pret nga ne përmbysjen e tij”, thotë Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit