Kevin Cungu u arrestua në Tiranë pasi dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur. Ai prej disa muajsh komunikonte me vajzën 15 vjeçare.
Këtë të fundit e ka bindur që të shkoj në banesën e tij. 15-vjeçarja sipas denoncimit nuk ka pranuar që të kryejë marrëdhënie me Kevin Cungun, por ky i fundit e ka dhunuar dhe më pas përdhunuar vajzën e mitur.
Cungu është emër i njohur për policinë pasi është arrestuar në vitin 2021 për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ai së fundmi kishte dalë me masën e sigurisë arrest në shtëpi. Në 11 shtator 2020 Cungu plagosi me armë zjarri Rexhep Xhekjan.