Forca të shumta të karabinierëve italianë ishin sot në Urën e Ibrit. Aty janë vendosur edhe katër autoblinda dhe disa automjete të tjera.
Mediave u është thënë se janë bërë ushtrime të zakonshme. Shtim të pranisë së trupave të KFOR-it ka pasur edhe gjatë ditës së djeshme.
KFOR-i tha se kjo “është pjesë e trajnimit periodik që KFOR-i kryen për të testuar procedurat e tij të veprimit dhe për të ruajtur standardet më të larta operacionale”.
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë se janë të gatshme të trajtojnë çdo zhvillim që ka të bëjë më sigurinë, ndërsa ritheksuan mbështetjen ndaj bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.