-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre të vdekur, dy burra dhe një fëmijë

Kryesoret

Një fëmijë në Suharekë ka vdekur aksidentalisht të shtunën. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se u dërgua në emergjencë në mbrëmjen e së shtunës, por mjeku kujdestar konstatoi vdekjen.

“Suharekë / 31.08.2024-19:45. Viktima femër kosovare fëmijë, ka humbur jetën aksidentalisht. Viktima është dërguar në emergjencë, por mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u dorëzohet familjarëve”, thuhet në raportin e Policisë.

Në polici të shtunën janë raportuar edhe dy raste të hetimeve për vdekje, një në Ferizaj e një në Prizren.  Në Ferizaj një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

“Ferizaj / 31.08.2024 – NN. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Viktima jetonte në banesë me djalin dhe gruan e tij. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”.

Në Prizren, një person u çua në emergjencë pa shenja jete.

“Prizren / 31.08.2024 – 11:35. Emergjenca ka njoftuar policinë se një person është sjell aty pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit