Pasditen e sotme një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në pyjet pranë Fierzës në Fushë Arrëz.
Flakët kanë përfshirë dy banesa, të cilat ishin të pabanueshme por kishin brenda të gjitha orenditë.
Dyshohet se zjarri mund të jetë vënë në mënyrë të qëllimshme, pasi në zonë janë dëgjuar shpërthime dhe krisma, të cilat mendohen se mund të jenë fishekë apo municione të mbetura në pyllin e përfshirë nga flakët.
Kjo ka ngritur shqetësime për sigurinë në zonë dhe kërkohet ndërhyrje të shpejtë për të parandaluar dëme të mëtejshme.