-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beleri u lirua nga burgu, vëllai flet tek grekët: U zbatua plani i Ramës

Kryesoret

Vëllai i Fredi Belerit, Leonardi, ka folur për mediat greke pasi gjykata e Fierit liroi eurodeputetin grek nga burgu duke i falur gjashtë javë që i kishin mbetur për të vuajtur dënimin. Ai tha për mediat në Athinë se drejtësia do të vendoset kur të vërtetohet pafajësia.

“Sigurisht që drejtësia do të jetë kur ai të shfajësohet nga gjykatat europiane ku do të vërtetohet pafajësia e tij.

Plani që u krijua nga regjimi i Ramës me të vetmin synim për të kapur bashkinë e Himarës ishte shumë i dukshëm”, shtoi ai.

Beleri qëndroi në burg për 16 muaj, kishte bërë kërkesën për lirimin nga qelia në muajin korrik pasi kishte kryer 2/3 e dënimit.

Pas vendimit të gjykatës, Fredi Beleri është transferuar në burg për përmbylljen e procedurave dhe pritet të lirohet rreth orës 16.00.

Fredi Beleri lirohet nga burgu

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit