Policia e Vlorës në operacionin për rastet e shitjes së lëndëve narkotike ka ushtruar kontroll në “Plazhin e Delisufit”, në Vlorë.
Tre persona janë shpallur në kërkim pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.
Gjatë kontrollit policia është përballur me një reagim të dhunshëm nga shqiptari me iniciale I.D., banues në Itali, marokeni M. B., banues në Itali dhe italiani M. M.
Ata janë shpallur në kërkim për veprat penale të “Kundërshtimit të punonjësve të Policisë gjatë kryerjes së detyrës” dhe “Dhuna ndaj punonjësve të Policisë”.