-sidi education-spot_img
23.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq/ Ndalohet lundrimi dhe peshkimi në Vlorë

Kryesoret

Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike në Gjirin e Vlorës dhe në det të hapur, autoritetet detare kanë vendosur ndalimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit gjatë ditës së sotme.

Është ndaluar pajisja me leje nisjeje e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës (në det të hapur), duke filluar nga ora 08:00 e datës 08.05.2026, deri në orën 22:00 të datës 08.05.2026.

​Me qëllim parandalimin e çdo rreziku apo situate emergjente për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për marrjen e masave të nevojshme në sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

​Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 22:00 të datës 08.05.2026.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit