-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rumania miraton dhurimin e sistemit ‘Patriot’ për Ukrainën

Kryesoret

Qeveria rumune miratoi projektligjin që lejon dhurimin e një sistemi të mbrojtjes ajrore “Patriot” për Ukrainën. Ky vendim u dërgua në parlament për votën finale, raporton Reuters.

Rumania, anëtare e NATO-s që prej vitit 2004, ndan një kufi prej 650 kilometrash me Ukrainën dhe ka pasur incidente me mbeturina dronësh të rrëzuar rus në territorin e saj, si rezultat i sulmeve të Moskës ndaj porteve ukrainase në lumin Danub.

Në qershor, Bukureshti kishte deklaruar se do t’i dhuronte dy sisteme “Patriot” Ukrainës, me kusht që aleatët të ofronin zëvendësim të ngjashëm për sistemet që do të dërgoheshin.

Kjo dhurim është pjesë e një angazhimi më të gjerë të shteteve të NATO-s për të dërguar pesë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe njësive të tjera strategjike në Kiev, që është duke luftuar kundër pushtimit rus.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit