Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shetetit, Skënder HIta, këtë të mërkurë së bashku me delegacionin e tij ndodhet në Kosovë në kuadër të konferencës rajonale mbi rezulatatet e Task-Forcës.
Sipas Hitajt Policia e Shtetit mbetet plotësisht e angazhuar për forcimin dhe zgjerimin e këtij partneriteti strategjik, duke besuar se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit rajonal, shkëmbimit të inteligjencës mund të prodhohen rezultate konkrete.
Fjala e Hitajt
Bashkëpunimi ynë në kuadër të kësaj Task-Force ka dëshmuar se koordinimi në kohë reale, shkëmbimi i informacionit dhe sinkronizimi i veprimeve operacionale janë mekanizma thelbësorë për të prodhuar rezultate konkrete në mbrojtjen e qytetarëve tanë, forcimin e sigurisë kufitare dhe goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në migracionin e paligjshëm.
Policia e Shtetit mbetet plotësisht e angazhuar për forcimin dhe zgjerimin e këtij partneriteti strategjik, duke besuar se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit rajonal, shkëmbimit të inteligjencës dhe operacioneve të koordinuara mund të prodhojmë rezultate të qëndrueshme dhe të godasim në mënyrë efektive rrjetet kriminale ndërkufitare.
Jam i bindur se ky takim do të shërbejë jo vetëm për të analizuar rezultatet e deritanishme, por edhe për të ndërtuar hapa të rinj konkretë drejt një qasjeje më të unifikuar, më proaktive dhe më efikase në përballjen me migracionin e paligjshëm dhe kërcënimet që burojnë prej tij.