Publikohen pamjet e përplasjes me armë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë ku për pasojë mbeti i vrarë një person e pesë të tjerë u plagosën
Policia ka bërë të ditur se të plagosurit po trajtohen në spital dhe janë nën masën e arrestit dhe me mbikëqyrje policore.
“VRASJE E RËNDË NË BASHKËKRYERJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE – Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
View this post on Instagram
Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore.
Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion” informoi policia e Kosovës.
Detaje të reja nga përplasja me armë mes dy fiseve në Prishtinë