Një incident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, në lagjen Hajro Çakërri, ku një bombol gazi ka shpërthyer brenda një apartamenti, duke rrezikuar seriozisht jetën e një çifti të moshuar.
Ngjarja u raportua menjëherë dhe zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje në kohë rekord. Ata ndërhynë me efikasitet për të neutralizuar flakët dhe për të shmangur një shpërthim të mundshëm që mund të kishte shkaktuar pasoja fatale.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë shpërthimin e bombolës dhe ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve, të cilët luajtën një rol kyç në shpëtimin e jetëve të të moshuarve.