Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Dishnicë, në aksin Korçë-Bilisht, kur një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një banese.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes dhe ende nuk ka informacione të plota mbi të lënduarit apo viktimat.
Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.