Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth 05:30 në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër” në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës me drejtues B. N. është përplasur me automjetin autobot me drejtues N. P.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.