-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Procesi zgjedhor është shndërruar në farsë nga Edi Rama

Kryesoret

Lideri i opozitës, Sali Berisha, e kritikoi ashpër Kryeministrin Edi Rama për deformimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një farsë të vërtetë dhe duke akuzuar për përfshirjen e krimit dhe korrupsionit në zgjedhje.

Në fjalën e tij, Berisha tha: Shqiptarët janë dëshmitarë se, Edi Rama nga viti 2017 gjer në 4 gusht të vitit 2024 shkoi duke deformuar në shkallë maksimale, duke shndërruar procesin zgjedhor në një farsë të vërtetë zgjedhore.

Ai akuzoi gjithashtu Rama për shkatërrimin e procesit zgjedhor dhe për shpalljen e krimit elektoral si sukses: Të gjitha këto e kanë bërë procesin zgjedhor në thelb dhe në të vërtetë në një proces zgjedhor siamez, jo më, në diktatura ideologjike, por siamez me diktaturat, me mobokracitë, diktaturat e bandave, apo në diktaturat e bazuara në aleancat e pushtetit me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve.

Berisha theksoi se krimi elektoral është i amnistuar nga drejtësia e kontrolluar e Edi Ramës dhe se të gjitha denoncimet e opozitës kanë rënë në vesh të shurdhër: Por që të gjitha këto të dashur miq, kanë rënë në vesh të shurdhër, sepse për faktin e thjeshtë, se Edi Rama sot me mekanizmin e kthimit të votës në krim dhe krimit në votë, ka shti në dorë, kontrollon të gjitha pushtetet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit