Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, u takua me ambasadoren e Izraelit në Shqipëri për të diskutuar marrëdhëniet historike dhe për të intensifikuar bashkëpunimin mes dy vendeve.
Në postimin e saj, Spiropali theksoi angazhimin për forcimin e lidhjeve dhe rolit të Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit dhe ndërtimin e një bote më paqësore.
“Pata kënaqësinë të diskutoj me ambasadoren e Izraelit për marrëdhëniet tona historike dhe për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar. Po ashtu, diskutuam për rëndësinë e shkëmbimeve dypalëshe dhe për angazhimin tonë në luftën kundër antisemitizmit si liderë rajonalë,” shkruan Spiropali.