Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka dërguar një paralajmërim të fortë për Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se ato nuk duhet të “tallen” me “vijat e kuqe” të Rusisë.
Në një deklaratë të bërë më 4 shtator, Lavrov kritikoi mundësinë e dërgimit të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, duke e quajtur këtë veprim një sfidë për kufijtë e tolerancës të Rusisë.
Lavrov nënvizoi se SHBA-ja dhe aleatët e saj po dëmtojnë stabilitetin strategjik, duke humbur ndjenjën e parandalimit të ndërsjellë që kishte mbështetur marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit që nga Lufta e Ftohtë.
Ai theksoi se Rusia ka vijat e saj të kuqe dhe se çdo përshkallëzim i mundshëm i konflikteve mund të ketë pasoja serioze, jo vetëm për Evropën, por për të gjithë botën.