-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Financave: Në Tetor skema e re e pensioneve

Kryesoret

Ministri i Financave, Petrit Malaj njoftoi sot se në Tetor do të zbulohet skema e re në reformën e pensioneve. “Sfidë personale do të jetë adresimi i çështjeve të pensioneve, një çështje që na përket të gjithëve, pa ngjyrim majtas apo djathtas.

Po punojmë edhe me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për të gjithë skemën e pensioneve, e cila nuk është në ditët më të mira të saj. Na duhet një skemë vizibile që siguron pensione më të larta për njerëzit.

Problem është skema aktuale e pensioneve që do të duhet ta rishikojmë.  Kemi ngritur grupet e punës dhe po punojmë me ekspertë të Bankës Botërore”, tha ai.

Përsa i përket pagesave që bënë profesionet e lira, ministri tha se do i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese se çfarë do të bëhet me fondet e mbledhura.

“Gjykata Kushtetuese nuk shprehet cfarë do të ndodhë cfarë nga momenti kur ka hyrë ky ligj në fuqi dhe deri në momentin kur është shfuqizuar duke qenë se ka prodhuar detyrime financiare.

Jemi duke përgatitur një kërkesë gjykatës Kushtetuese që do i kërkojmë cfarë do të bëhet me fondet që kemi mbledhur. Derisa të kemi bërë këtë nuk mund të marrim asnjë vendim” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit