Deputeti Ervin Salianji ka akuzuar kompaninë Kurum dhe qeverinë për abuzim me fatin e 500 punonjësve që humbën punën.
Në postimin e tij në Facebook, Salianji shprehet se Kurumi mbylli fabrikat dhe largoi punonjësit, ndonëse kishte premtuar pagat për tre muaj të tjera.
Ai thekson se paga e ofruar është më e ulët se paga minimale ligjore dhe dyshon për pretendimet e kompanisë për vështirësi ekonomike, duke e mbështetur këtë me të dhëna financiare të kompanisë.